Kaloni te përmbajtja kryesore

Një 28 vjeçar arrestohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Një person u arrestua sot në Mitrovicën e Jugut, i dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i personit të dyshuar u bë në rrugën “Selim Bislimi” në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit te personi i dyshuar u gjet dhe sekuestrua një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike me peshë 1.8 gram.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari Y. Sh., 28 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës, me rekomandim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.”, bëri të ditur Policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button