Pete Davidson së shpejti në Gjithësi me Blue Origin

 
Ylli i filmit “King of Staten Island”, Pete Davidson është personaliteti i radhës i cili do të shkojë në Gjithësi me kompaninë Blue Origin, ka bërë të ditur kjo kompani.
Veç tij, në ekip përfshihen edhe pesë klientë me pagesë, në mesin e tyre biznesmeni Marty Allen, themeluesja e “SpaceKids Global” Sharon Hagle bashkë me bashkëshortin e saj, e disa të tjerë.
Kompania nuk ka bërë të ditur se sa kushton bileta për klientët për këtë udhëtim.
Nisja do të bëhet nga Launch Site One në West Texas.
Yje të tjerë të cilët më parë kanë fluturuar për në Gjithësi me kompaninë e Jeff Bezos janë edhe: ylli i futbollit Michael Strahan e aktori William Shatner.
Bezos, i cili themeloi kompanië Amazon gjashtë vite para Blue Origin, lansimin e parë në  Gjithësi e bëri në korrik të vitit të kaluar.
Udhëtimi i dytë, që u bë në tetor të po këtij viti, u bë me Shatner, apo kapitenin  James Kirk nga “Star Trek.”.
Udhëtimi i tretë u bë muajin dhjetor.
Pete Davidson, me anijen kozmike të Blue Origin për në Gjithësi do të niset me datën 23 mars 2022, si pjesë e fluturimit të katërt për programin New Shepard.
Sa i përket jetës private të Davidson, tashmë dihet se është në lidhje me yllin e reality shout “The Kardashians”, Kim Kardashian./21Media

Back to top button