Arrestohet një 30 vjeçar, kishte fshehur 52 zvarranikë në rrobat e tij

Një shtetas amerikan është arrestuar pasi që është përpjekur ta kalojë kufirin amerikan në Kaliforni, me 52 hardhuca dhe gjarpërinj të fshehur në rrobat e tij.

Kështu bënë të ditur autoritetet ku u theksua se burri po ngiste një kamion kur mbërriti në pikën kufitare San Ysidro me Meksikën më 25 shkurt dhe u tërhoq për inspektim shtesë.

Agjentët gjetën 52 zvarranikë të gjallë të lidhur në çanta të vogla të cilat ishin të fshehura në xhaketën, xhepat e pantallonave dhe zonën e ijeve të burrit.

Sipas autoriteteve u kapën nëntë gjarpërinj dhe 43 hardhuca me brirë. Disa nga speciet konsiderohen të rrezikshme.

“Kontrabandistët do të provojnë çdo mënyrë të mundshme për të provuar të marrin produktin e tyre, ose në këtë rast zvarranikët e gjallë, përtej kufirit. Në këtë rast, kontrabandisti u përpoq të mashtronte oficerët e CBP-së për t’i sjellë këto kafshë në SHBA, pa u kujdesur për shëndetin dhe sigurinë e kafshëve”, tha Sidney Aki, drejtor i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit i operacioneve në terren në San Diego./21Media

Back to top button