Arrestohet një 36-vjeçar, iu gjetën dy pushka, një mitraloz e 130 fishekë në shtëpi

Një 36-vjeçar është arrestuar në Rahovec, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Drejnë i janë gjetur dy pushka me mitraloz dhe 130 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Z. M., i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 30.01.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec.
Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• Një pushkë gjysmë automatike,
• Një pushkë automatike,
• Një mitraloz si dhe
• 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button