Arrestohet një 47 vjeçar në Ferizaj, i kërkuar për dy vepra penale

 
Është arrestuar sot një person në fshatin “Talinovc i Muhaxherëve” të Ferizajt. Ai kërkohej për dy vepra penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor”.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj ka arrestuar një person me inicialet N.Z (M/K) i moshës 47 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale “Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej pesëdhjetë e pesë (55) ditëve”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
47 vjeçari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button