Arrestohet një 49 vjeçar për armëmbajtje pa leje e prishje të qetësisë publike

Një 49 vjeçar u arrestua në Tiranë. Policia sot informoi se shtetasi I.A ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
“Në rrugën “Reshit Petrela”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 49 vjeç, banues në Tiranë. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.”, bëri të ditur Policia.
Sipas njoftimit, më datë 11.07.2022, shtetasi I. A. dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, në Rrugën e Dibrës, duke qëlluar në
ajër, me një armë zjarri që e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button