Konfirmohet se Kosova dhe Bosnja do t’ia heqin vizat njëra-tjetrës

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë të ditur se qytetarët nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina së shpejti do të mund të udhëtojnë pa viza në mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetin e saj social, Twitter, ajo ka bërë të ditur se kjo është pjesë e marrëveshjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që sapo është arritur në Procesin e Berlinit.
Bearbock njoftoi se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndmor do të njohin diplomat e njëra-tjetrës, si dhe kualifikimet në punë.
Dokumenti përfundimtar do të nënshkruhet në samitin e 3 nëntorit në Berlin, në prani të gjithë liderëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, si dhe përfaqësuesve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të BE./21Media

Back to top button