Arrestohet një 55-vjeçar, ngacmoi seksualisht dy të mitura

Një 55-vjeçar është arrestuar sonte Lipjan pasi që ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura.
“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual. Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sot është arrestuar edhe i dyshuari F. B 25-vjeç në Pejë, pasi dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten, Mrika Nikqin në qendër të qytetit./21Media

Back to top button