Arrestohet një 67-vjeçar për zjarrvënie

Sot njësia policore gjatë patrullimit rutinor në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ka vërejtur një zjarr në një hamullore. Zyrtarët policor gjatë veprimeve hetimore kanë arritur të identifikojnë pronarin i cili në këtë rast ka vet-shkaktuar ndezjen e hamullores në arën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67 vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””.
Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrvenies e cila në këto dite mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta./21Media

Back to top button