Arrestohet një burrë në Vushtrri, dyshohet se ka keqtrajtuar dy vajzat e tij

Është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar dy vajzat e tij, të hënën në Vushtrri.
Policia bënë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Dhunë në familje”./21Media