Për një ditë mbi 2 mijë e 200 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
2 mijë e 220 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të hënës.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 72 aksidente trafiku, ku 28 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 44 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të hënën policia ka arrestuar 20 persona, 17 janë dërguar në mbajtje./21Media
