Arrestohet një burrë nga Deçani, theri me thikë vajzën e tij

Një burrë nga fshati Prapaqan i Deçanit e ka therrur me thikë vajzën e tij.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili a thënë se policia është informuar për rastin, mbrëmë rreth orës 21:15.
”Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë”, ka bërë të ditur Gashi./21Media

Back to top button