Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një burrë për sulm seksual në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën në orën 11:45, ku viktima më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button