Digjen tërësisht gjashtë vetura në Vushtrri

Policia e Kosovës njoftoi se gjashtë vetura i janë djegur tërësisht në Vushtrri një personi, e disa të tjera pjesërisht, të dielën.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të zjarrfikësve për të lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori që ka iniciuar rastin “zjarrvënie”.

Hetimet policore po vazhdojnë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button