Arrestohet një burrë, shkoi në një qendër votimi e cila ishte mbyllur

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillu urdhrat e policëve për t’u larguar.
I dyshuari ka tentuar ta sulmojë edhe zyrtarin policor.
Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.