Arrestohet një drejtor i një kompanie, përdori dokumentacione të falsifikuara

Sot, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë arrestuar të dyshuarin mashkull, L.B. sepse ka kryer veprën penale ”Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

”I dyshuari i lartcekur me iniciale në pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë me datë 05.05.2021. Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë./21Media

Back to top button