Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një grua në Mitrovicë nën dyshimin për spiunazh

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar në rajonin e Mitrovicës një grua nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.

Ajo është ndaluar për 48 orë. Siç ka bërë të ditur Prokuroria, aktualisht po kryhet bastisje në banesën e të dyshuarës.

Prokuroria ka njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button