Sveçla: “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka thënë se konfiskimet në operacionin e së premtes në fshatin Rodel të Leposaviqit dëshmojnë se strukturat paralele të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” vazhdojnë të jenë aktive në territorin e Kosovës.
Tutje Sveçla ka thënë se gjatë aksionit të sotëm Policia ka konfiskuar uniforma e pajisje ushtarake, armë, municione, por edhe dokumentacione që dëshmojnë se “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive në Kosovë. Për këtë, ai ka fajësuar kryeterroristin Milan Radoiçiq.
“Serbia vazhdon të strehojë kryeterroristin Milan Radoiçiq, që është kupola e gjithë këtij organizimi i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste t’i mbajë të gjallë qoftë në territorin e Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?