Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një grua pasi e sulmoi dhe e plaçkiti ish-kolegun

 

Një grua është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht një burrë në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30.

“Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht në vendin e punë viktimën mashkull kosovar dhe më pas ka marr parat nga xhepi i tij”, ka konfirmuar policia.

Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna.

Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button