Kaloni te përmbajtja kryesore

Goditet një grua me gotë, e dyshuara në arrati

 

Një grua ka raportuar në polici së është goditur me një gotë nga një grua tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në një lokal në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare ka informuar se në një lokal është goditur me një gotë nga e dyshuar femër kosovare”, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button