Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një grua, shpërndau fotografi e video të dy viktimave në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Klinë të shtunën, me dyshimin se kishte hapur llogari në rrjete sociale dhe ka shpërndarë fotografi e video të dy viktimave.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta kishte hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale duke shpërndarë foto dhe video të dy viktimave femra kosovare. E dyshuara, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button