Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një grua, sulmoi zyrtarët policorë

Është arrestuar një grua në Prishtinë pasi e ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës.

Policia ka bërë të ditur se e njëjta ishte në gjendje të dehur dhe se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button