Arrestohet një grua te Ambasada e Zvicrës në Kosovë

 

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Adrian Karasniqi”, para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinës, pasi ajo nuk është pajtuar me procedurat e kësaj ambasade për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit.

Rasti për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një mosmarrveshje në rrugën “Adrian Karasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast që është haur si “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është shoqëruar në stacion policor një person”, ka thënë Ahmeti.

Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin./21Media

Back to top button