Zemaj i kërkon Italisë profesionistë shëndetësorë

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot i ka kërkuar ambasadorit Italian, në Kosovë Nicola Orlando, që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.

“Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19”, ka thënë Zemaj pas takimit me ambasadorin Orlando.

Zemaj falënderoi ambasdorin e Italisë, Nicola Orlando për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë./21Media

Back to top button