Arrestohet një i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Baballoq të Deçanit

Një person ka vdekur e dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku më 14.04.2025 në fshatin Baballoq të Deçanit.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Fsh. Baballoq, Deçan 14.04.2025-18:38. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një veture me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, dy drejtuesit dhe një pasagjere femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. I lënduari tjetër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje dhe trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Sipas Policisë, deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Deçan-Gjakovё, me tё arritur nё fshatin Baballoq, ka kaluar nga shiriti tij qarkullues nё shiritin e kundёrt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan. /21Media

Aksident në Deçan, një i vdekur dhe dy të lënduar – Policia jep detaje

Aksidenti me fatalitet në Deçan, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK

Back to top button