Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksidenti me fatalitet në Deçan, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:45, në fshatin Baballoq të Deçanit.

Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast ka njoftuar se njёra nga tё lënduarit sipas ekipit mjekёsor ka arritur nё spital pa shenja jete, tё lënduarit janё trajtuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

Referuar njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Deçan-Gjakovё, me tё arritur nё fshatin Baballoq-Deçan, ka kaluar nga shiriti i tij qarkullues nё shiritin e kundёrt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan.

Ju informojmë se me datë 14 prill 2025, rreth orës 18:45, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Deçan-Gjakovё, me tё arritur nё fshatin Baballoq-Deçan, ka kaluar nga shiriti tij qarkullues nё shiritin e kundёrt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan. Si pasojё e kёtij aksidenti tre persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, njёra nga tё lënduarit sipas ekipit mjekёsor ka arritur nё spital pa shenja jete, tё lënduarit janё trajtuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, thuhet nё njoftimin e policisё.

Me urdhër të Prokurorit shtetit personi i dyshuar ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.

Ndërsa këtë rast ditën e sotme për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se nga ky aksident njëri nga të lënduarit ka arritur pa shena jete në Spitalin rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova. /21Media

Aksident në Deçan, një i vdekur dhe dy të lënduar – Policia jep detaje

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button