Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në Polici se është dhunuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media