Vetëm dje mbi 2 mijë e 200 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 216 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të enjtes.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 75 aksidente trafiku, ku një ka qenë me fatalitet, 32 me të lënduar, ndërsa 42 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu të enjten policia ka arrestuar 31 persona, 20 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button