Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një burri

Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një burrë tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 12 qershor, dhe i dyshuari u arrestua një ditë më pas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button