Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre persona arrestohen për kanosje të një të mituri në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kanosur një djalë të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa veprën e ka cilësuar si “Shtrëngim”.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 10.06.2025 – 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit kishin kanosur  viktimën  mashkull kosovar- i mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button