Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një të dyshuar për fajde në Prizren.

I dyshuari thuhet se është 32-vjeçar dhe përveç veprës penale “fajde”, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

“Me datën 09.12 2024, Sektorin Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit F.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) me dyshimin për përfshirjen e të njëjtit në veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit thuhet se është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku theksohet se janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin.

Pas arrestimit i dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Back to top button