Kaloni te përmbajtja kryesore

Dyshohet se rrahu babain, arrestohet djali

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Pejë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka rrahur babain.

Gjatë kontrolli të dyshuarit thuhet se i është konfiskuar edhe një pistoletë.

“Viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë me të cilën dyshohet se i njëjti ka shtënë dy herë në ajër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button