Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e nënës së tij

 
Një 62-vjeçar nga Shkupi është arrestuar sot në orën 7:50 në rrugën “23 Tetori”, për shkak të dyshimit se e ka vrarë nënën e tij 84-vjeçare në shtëpinë e saj në lagjen “Aerodrom” të Shkupit.
“Nëpunës të policisë nga Stacioni Policor Aerodrom sot në orën 7:50 në rrugën ’23 Tetori’, e kanë privuar nga liria I.T. (62) nga Shkupi për shkak të dyshimit se sot në mëngjes rreth orës 6:30 në shtëpinë e saj me mjet të mprehtë e ka plagosur nënën e tij V.T. (84) nga Shkupi, pas çka ajo kishte ndërruar jetë”, njoftuan nga MPB në Maqedoninë e Veriut.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore.
Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate./21Media

Back to top button