Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Gjilan

Është arrestuar sot një person i dyshuar për zjarrvënie në një lokal të pajisjeve elektrike në Gjilan. Rasti ka ndodhur më 9 gusht të vitit të kaluar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan sot me datën 02.03.2023 ka arrestuar të dyshuarin M.B. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë në bazë të një urdhër ndalimi policor gjatë tentativës së tij për të kaluar në një pikë kufitare. M.B. ishte i kërkuar në bazë të dyshimit se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘Zjarrvënie’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një lokal biznesi (shitore) të pajisjeve elektrike në Gjilan”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button