Arrestohet një inspektor i punës për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Hetues kompetent nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nga Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas disa veprimeve hetimore, operative dhe taktike, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (A. H; inspektor i punës në ministri) për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, dyshohet se personi i lartcekur ka dal në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në një vend punishte të një kompanie, në të cilën vend punishte ishte lënduar një punëtor i kësaj kompanie, duke marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti (Inspektori i Punës A.H.) edhe pse ishte venë në dijeni edhe nga hetuesit policor se punëtori ishte lënduar në vendin e tij të punës, për çka kishte edhe dëshmi video-incizim dhe dëshmitar eventual, i dyshuari përkundër këtyre fakteve, përpilon “Raport Zyrtar” për Hetimin e Aksidentit, duke mos e paraqitur gjendjen faktike/reale në ketë raport, por ka potencuar se viktima ishte rrezuar në shtëpinë e tij, duke i bërë favor me këtë rast pronarit të kompanisë punë kryese.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është kuptuar edhe nga dëshmitë relevante të siguruara përgjatë veprimeve hetimore se
viktima nuk ka pasur fare kontratë të punës, por kontrata e punës për viktimën është proceduar në ATK një ditë pasi që ka ndodh aksidenti/lëndimi në punë i viktimës.
”Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me inicialët (A. H.), dyshohet
se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas kodit penal të RKS-së.
Andaj, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë
26.06.2023, i dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në polici, është intervistuar në cilësinë e
personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori
kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media