Arrestohet një kosovar në Austri

Policia e Austrisë ka arrestuar një kosovar në Vjenë pasi që i njëjti dyshohet se ishte hajdut serial, objektivi kryesor i të cilit thuhet të ketë qenë dyqanet e celularëve, parukeritë dhe baret.
Mediat austriake kanë raportuar se hetuesit janë vënë në dijeni për 37-vjeçarin kosovar pas rritjes së dukshme të vjedhjeve në dyqanet e celularëve. I dyshuari u arrestua kur ishte gati të shiste një telefon celular që mund të lidhej me një vjedhje. Ai akuzohet për 26 vjedhje.
Hetuesit zbuluan për autorin e dyshuar, ndër të tjera, për shkak se vjedhjet ishin kryer në afërsi të adresës së shtëpisë së të dyshuarit në lagjen Leopoldstadt. Vjedhjet u kryen ose duke thyer xhamat ose duke thyer derën e përparme me një levë, tha policia në një njoftim të mërkurën, transmeton rtv21.tv.
Vjedhjet në dyqanet e telefonave celularë, sallone parukerie dhe bare që ndodhën midis gushtit 2021 dhe mesit të tetorit 2021. Dëmi total arrin në pesëshifror.
I dyshuari kur është marrë në pyetje nga Policia ka pranuar fajin. Ai është dërguar në paraburgim me urdhër të Prokurorisë së Vjenës./21Media

Back to top button