Arrestohet një person, dyshohet se tentoi ta dhunonte një vajzë të mitur

Një person është arrestuar nga policia pasi që i njëjti dyshohet se kishte tentuar ta dhunoi një të mitur.

Rasti ka ndodhur më 21 shkurt në një fshat të Istogut.

“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, Nё stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me viktimёn ( e mitur), e cila deklaron se me datё 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunoj. Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, Psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave. I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit nga Hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit është dërguar nё mbajtje pёr 48-orё./21Media

Back to top button