Arrestohet një person i dyshuar për dëmtimin e varrezave të dëshmorëve

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për dëmtim të varrezave.

E.U dyshohet të ketë dëmtuar varrezat e dëshmorëve në fshatin Lubeniq.

Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ështё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrson/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Pejё. Aty ёshtё vërejtur se njё (1) varr ishte dëmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё (8) tё tjera janё dёmtuar mё pak”, është bërë e ditur në komunikatën e Policisë./21Media

Back to top button