Mercedesi i 2.5 mln eurove bëhet shkrumb e hi gjatë transportimit

Hipervetura Mercedes-AMG One është djegur gjatë transportimit në autostradën M6 në Staffordshiret në Britani, sipas fotove të publikuara nga “The Sun”.

Hipermakina ka vlerë rreth 2.5 milionë euro, një nga vetëm 275 veturat e tilla që janë përgatitur të prodhohen.

Sipas dëshmitarëve okularë, vetura nuk po ecte, por po transportohej me rimorkio. Kjo është arsyeja pse zjarri katastrofik është edhe më shumë mister.

Zjarrfikësit bënë gjithçka në fuqinë e tyre, por zjarri ishte shumë intensiv dhe e dogji të gjithë hiperveturën.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Mercedesi.

“Jemi në dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë transportimit të veturës në një rimorkio të mbyllur, e cila është pjesë e procesit të montimit të saj. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë.

Sipas njoftimit, mund të konstatohet se hipervetura në fakt nuk ishte e përfunduar deri në fund, por është ende shqetësuese se ka marrë flakë dhe është djegur.

Zhvillimi i një hiperveture të frymëzuar nga Formula 1 u shoqërua me sërë problemesh. U deshën pesë vjet për të filluar prodhimin. Tani që ka filluar prodhimi, po shfaqen informacione se nuk janë ende të kalibruar në mënyrë perfekte, një provë tjetër se zhvillimi i një veture me teknologjinë e vërtetë F1 është sfidë e madhe.

Mercedes-AMG One u prezantua vitin e kaluar dhe u prezantua në vetëm 275 njësi. Duke supozuar se vetura e djegur nuk është kompletuar apo dorëzuar, pritet të prodhohet një zëvendësim.

Mercedes-AMG One i parë u shit në fillim të këtij viti, dhe fuqizohet nga motori V6 nga Formula 1.

 

Back to top button