Kaloni te përmbajtja kryesore

​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia e Kosovës dje ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas policisë, i arrestuari me inicialet B.Z., 43 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me treqind ditë burgim.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit”, njofton policia.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button