Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arrestuar të martën një person i cili ishte në kërkim.
I dyshuari B.B, 64 vjeçar, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit ’’ me dënim burgimi prej 3 vjet.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?