Arrestohet një person i kërkuar, sekuestrohet sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar narkotike
Një person i kërkuar u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, si dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Ndaj të dyshuarit; L. Sh, mashkull, 31 vjeç, rezultoi të ketë edhe një urdhërarrest aktiv të nxjerrë nga Gjykata themelore në Prishtinë.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme operativo-policore ato hetimore dhe të verifikimit, konform urdhëresës së gjykatës, i njejti është proceduar më tej në vuajtje të dënimit prej një vit e shtatë muaj.”, bëri të ditur Policia./21Media