Arrestohet një person i kërkuar, vidhte pyje e dhunonte

Në orët e mesditës në Kaçanik policët kanë arrestuar personin e kërkuar nga gjykata, R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’ me dënim burgimi prej 52 ditëve.
“Sot, në ora 12:00 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’me dënim burgimi prej pesëdhjetë e dy (52) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button