Arrestohet një person, i konfiskohen një kallash dhe dy karikator me një fishekë

Mbrëmë është arrestuar një burrë nga Prizreni pasi që i njëjti kishte e sulmuar një person të familjes.
A. S. 38 vjeçar e kishte sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshje në mes vëllezërve të familjes.
Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se kishte në pronësinë e tij një armë. Policia në cilësinë e provave  materiale e ka sekuestruar: një kallash ‘AK-47 ” dhe dy karikator me një fishekë . 7.62 m.m.
Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media
 

Back to top button