Arrestohet një person, i sekuestrohet një armë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë.
Tek i dyshuari policia kishte vërejtur lëvizje jonormale dhe gjatë kontrollit tek ai person, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “Smith & Wesson”, një karikator dhe 14 fishekë të së njëjtës armë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45 në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë.
Arrestimi është bërë kur patrulla e Stacionit Policor në Pejë dhe Njësitit për Reagim të Shpejtë (NjRSh), ishin në asistim të inspektorëve sanitarë, të cilët kontrollonin një lokal se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti-COVID.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media