Arrestohet një person në aeroportin ”Adem Jashari”

Policia ka bërë të ditur se dje në Prishtinë në aeroportin ”Adem Jashari”, i dyshuari mashkull shtetas shqiptar ka qenë duke kaluar përmes aeroportit për të shkuar në një qytet tjetër të jashtëm dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit  i njëjti dyshohet që kishte të falsifikuar letërnjoftimin dhe pasaportën e një shteti tjetër të huaj.
Sipas policisë dokumentacioni është   konfiskuar në  cilësi të provave materiale.
I dyshuari është arrestuar me vendim të Prokurorit i njëjti  dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime./21Media

Back to top button