Qarkullonin me armë zjarri me vete, prangosen në flagrancë dy të rinjë

Policia e Durrës ka vënë në pranga 2 shtetas nga Lushnja, pasi qarkullonin me armë zjarri me vete.
Po ashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.
“Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”,  bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur  Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.”, ka njoftuar policia, shkruan ora news.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”.

Back to top button