Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person në Drenas me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë

Një person është arrestuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet Austriake.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:15, në Drenas.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet Austriake, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button