Sulmuan zyrtarin policor në Leposaviq përshkak të shqiptimit të një tikete, arrestohen dy persona

Dy persona në Leposaviq janë arrestuar të enjten pasi të njëjtët kanë sulmuar fizikisht dhe ofenduar një zyrtar policor për shkak të shqiptimit të një gjobe trafiku.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Leposaviq 03.07.2025-02:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, kanë sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor, i cili ju kishte shqiptuar një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button