Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dy raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person në Fushë Kosovë.
I njëjti dyshohet për dy raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajit korrik të këtij viti, në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Fushë Kosovë.
Personi i arrestuar me inicialet I.H 30 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dy raste të vjedhjeve.